E Diel, 1 Nëntor 2026

Holandë, aeroplani i rrëmbyer rezulton 'alarm fals'

Përfundoi pa asnjë incident një "dramë" rreth një Aeroplani pasagjerësh, i cili u dyshua se u mor peng në fluturim dhe qe u ul rreth orës 15:00 në aeroportin e Amsterdamit, në “Schihpol”, i detyruar nga gjuajtësit F-16.

Aeroplani ishte nisur nga Malaga dhe lajmi i rrëmbimit u konfirmua nga disa agjensi te mëdha lajmesh, përfshirë "Reuters", por pasi forcat speciale hynë në bordin e Aeroplanit, panë se gjithçka ishte normale dhe se nuk kishte asnjë situate pengmarrje.

Vetë kompania spanjolle që operon Aeroplanin, e quajtur “Vueling", theksoi gjatë te gjithë kohës se nuk kishte asnjë ngjarje të dyshimtë në bordin e Aeroplanit të saj.

Por, autoritetet u bene skeptike pasi Aeroplani ndryshoi kurs në fluturim dhe ndërpreu komunikimet, duke bërë të besohej se ai ishte vendosur nën kontrollin e personave të tretë.

Eshtë ende e paqartë nëse ndalimi i komunikimit dhe dalja jashtë kursit përpara uljes në Amsterdam i atribuohet një defekti teknik.

Përshtjellimi në tokë u thellua në minutat e para pas uljes nga mungesa e komunikimit midis pilotëve dhe kullës së kontrollit.

Në Amsterdam, është ende i freskët kujtimi kur një Aeroplan “Boeing” i kompanisë izraelite “El Al” u përplas mbi një lagje të banuar të qytetit, pas një defekti teknik dhe kjo beri qe autoritetet te tregonin nje kujdes te shtuar.

Aksidenti në Aeroplanin e mallrave i kushtoi jetën tre anëtareve të ekuipazhit dhe 39 shtetasve që ndodheshin brenda banesave të tyre në momentin e aksidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›