Thaçi: Zotëri Buja ti je ma shumë për molla se për duhan
_839318.jpg)
Pas prezantimit të projektligjit nga ministri Feri Agani ka filluar debati mes ministrave.
Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i cili është edhe konsumues i duhanit, nuk i ka pëlqyer ky projektligj duke u shprehur se masat aq shumë striktet kundër duhanit, mund të kenë kundër efekte, si në disa shtete të rajonit.
“Duke i përshëndetur edhe për shtatzënat edhe për fëmijët edhe për shëndetin në përgjithësi, unë po konsideroj se kaq strikt ky ligj mos po ka kundër efekt si në Shqipëri dhe në vendet e tjera. Po frikohem se nuk do të mund të funksionalizohet”, ka thënë Rexhepi.
Ndërkaq ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka përkrahur ligjin, duke mos u pajtuar me ministrin Rexhepi.
“Është hera e vetme që nuk pajtohem me ministrin e Brendshëm zotërin Bajram Rexhepi. Është e vërtet që ka praktika në disa vende ku ka pasur vështirësi me zbatimin e plotë të këtij ligji, por po ashtu ka shumë praktika ku ky ligj zbatohet në tërësi”, ka deklaruar ministrja.
Përkrahje projektligji ka marr edhe nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari, e cila i ka bërë thirrje ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ministrit të Punëve të Brendshme që t’i përvishen punës për t’i larguar nga rruga fëmijët që shesin duhan.
Por për ta relaksuar krejt debatin, ishte kryeministri Thaçi.
“Zotëri Buja se ti je më shumë për molla se për duhan”, ka theksuar Thaçi.
Më pas me projektligji me shumicë votash është miratuar për të kaluar më pas në Kuvend.
Po sot është miratuar Projektligji për Odat e profesionistëve shëndetësor, Projektligji për Ekzekutimin e sanksioneve penale dhe Projektligji për pyjet.
Gjithashtu, është miratuar Koncept-dokumentit për hartimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit.
Po ashtu, është miratuar edhe Koncept-dokumenti për hartimin e Projektligjit për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor.
Është miratuar edhe Propozim-vendimi për të kërkuar nga Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe nga Bordi i saj i drejtorëve të deklarojnë dhe paguaj dividendë për aksionarin Qeverinë e Republikës së Kosovës në shumë prej dhjetë milion euro dhe Propozim-vendimi për furnizimin me grurë për nevojat e rezervave shtetërore të mallrave.