Një qytet turk ndaloi alkoolin

Me vendimin e kësaj bashkie, ndalohet shërbimi dhe përdorimi i alkoolit në vende publike, nëpër kafene, parqe dhe rrugë. Pijetorja Fatih Pankar është e njohur në këtë qytet për 25 vite, por qytetarët tashmë i ikin asaj, pas masës së sjellë nga autoritetet komunale.
Pushtetin komunal në Afion e udhëheq partia AKP e kryeministrit aktual, Rejjep Taip Erdogan. Lidhur me vendimin ka reaguar partia opozitare republikane, CHP, e cila ka shprehur shqetësimin lidhur me këtë masë. “Kjo çështje është problematike, por është vetëm fillimi. Pak nga pak, ata po ndryshojnë shoqërinë tonë. Shihet se ata gjithmonë gjejnë arsye për të bërë ndryshimet sipas tyre”, theksoi Jalcin Gergez nga CHP.
Por një pjesë e madhe e qytetarëve kanë përkrahur vendimin, duke theksuar se me këtë evitohen shumë probleme që shkakton pija alkoolike në mesin e një pjese të kësaj popullate.