Holandë, përplasje mes kryelaburistit Kohen dhe ekstremistit Vilders

Përplasje të forta janë vënë re kryesisht mes kryetarit të Partisë Laburiste të Holandës, Job Cohen, dhe udhëheqësit populist të Partisë së Lirisë “Geert Wilders”, shkruan e përditshmja holandeze “Volkskrant”.
“Vildersi po bërtet pasi e ndjen veten në telash” - u shpreh kryelaburisti Job Cohen – duke shtuar se ai po sillet si një kalama grindavec që çjerr zërin se nuk dëshiron të shkojë në shkollë”. Debati kryesor pozitë-opozitë kishte të bënte me pasojat e politikave të shkurtimeve buxhetore në disa fusha jetike të shoqërisë, ndërkohe që kryeministri holandez, Rutte, u shpreh: “Ne duam të garantojmë qytetarët me të ardhura të ulëta se nuk do të humbasin më shumë se 3-4% të fuqisë së tyre blerëse”, raporton “DN”.
Sakaq, kreu i populistëve të ekstremit të djathtë - që edhe pse nuk bën pjesë në 'qeverinë e pakicës' te qendrës së djathtë, e mbështet atë në këmbim të politikave shtrënguese anti-emigracion dhe antimuslimane - gjeti rastin të bëjë publike edhe nismën e tij të fundit parlamentare për të mbajtur një referendum kundër minareve. “Minaret na vrasin sytë. Ato nuk kanë lidhje me fenë. Ato janë shenjë e sundimit ideologjik dhe imperialist”, citon Geert Vildersin gazeta holandeze “Telegraaf”. /Z.GJ/Start/
2011-09-22 13:29