E Diel, 1 Nëntor 2026

Një franceze me perçe kandidon për presidente

Kenza Drider mori ketë vendim pasi ajo u gjobit bashke me dy shoqet e tjera të saj, për mos zbatimin e ligjit për të treguar fytyrën në ambientet publike.

Franca aprovoi këtë ligj që në prill të këtij viti dhe ndikoi që ndalime të ngjashme të aprovohen edhe në vende të tjera evropiane. Ata janë të vendosur për të marrë masa ndëshkuese për sjelljet që bien në kundërshtim me të drejtat themelore, dhe se gratë që fshehin fytyrat e tyre dhe kërkojnë liri te zbatojnë ligjin, thuhet më tej.

"Kur një grua dëshiron që të ruaj lirinë e saj, ajo duhet të jetë e guximshme", tha Kenza Drider në një intervistë të saj dhënë për Associated Press, ku diskutoi dhe kandidaturën e saj për presidente vitin e ardhshëm.

Drider deklaroi kandidaturën e saj te enjten  në Meaux, në lindje të kryeqytetit, Paris. Presidenti Sarkozi nuk është dakord me këtë dhe thotë se perçja e burgos gruan, por nga anketat që janë bërë, shumica e popullsisë mbështesin veshjen dhe thonë që është liri e tyre.

Megjithatë, janë vetëm më pak se 2 mijë gra të cilat kanë veshur perçen më parë dhe se janë me origjinë jo franceze. Gratë që jetojnë atje janë të shqetësuara për këtë çështje por shpresojnë se duke kërkuar gjithmonë të drejtat bazë të njeriut ato do të shqyrtojnë rastin e tyre në Gjykatën e Lartë të Francës dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. /L.F/Start/

                                                                                             2011-09-22 15:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›