Palestinezët protestojnë kundër fjalimit të Obamës

Gjithashtu në përgjigje të fjalimit të Obamës, sindikatat e punëtorëve palestinezë kanë bërë thirrje për tubime masive, që do të mbahen nesër pas lutjeve të së premtes.
Të mërkurën, Presidenti amerikan paralajmëroi kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, se SHBA do të vërë veto ndaj çdo hapi të Këshillit të Sigurimit për të njohur Palestinën si shtet të pavarur.
Obama ka takuar Abasin në Nju Jork, ndërsa para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë se vetëm bisedimet direkte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, mund të çojnë në krijimin e shtetit palestinez.
/Start/E.B/
2011-09-22 13:39