E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Gj. Kushtetuese faktoi shkombëtarizimin

Në fjalën e tij përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Endri Shabani, lançoi librin e Nuri Dragoit i cili është një përmbledhje e guximshme faktesh mbi procesin e falsifikimit dhe manipulimit ku shqiptarët konvertohen në grek.

“Më pas ai publikoi provën e fundit të zbuluar nga Aleanca Kuq e Zi, list-prezencën dhe list-votuesit e Kuvendit të Shqipërisë me 07.07.2011 ora 14:08 minuta të pranishëm në votimin e ligjit të Censusit, në të cilën provohet qartë manipulimi në procesin e votimit të këtij ligji nga parlamenti”, thekson AK-ja në komunikatën e saj. Gjithashtu, Aleanca Kuq e Zi bën thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si i detyrueshëm për qeverinë dhe institucionet shqiptare.

“Vendimi i gkykatës Kushtetuese shfuqizoi çdo dispozitë e cila rregullonte ligjërisht ndryshimin e kombësive dhe për rrjedhojë ky koncept duhet të hiqet nga formulari i regjistrimit të popullsisë”, thuhet më tej. Aleanca Kuq e Zi deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese faktoi se projekti grek për shkombëtarizimin dhe asimilimin e pjesshëm të kombit shqiptar ishte bërë e mundur nëpërmjet ligjit për Gjendjen Civile dhe aktualisht me ligjin e Censusit. “Koha po tregon që debati ynë ka qenë juridik dhe jo politik, dhe këtë e faktoi vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, përfundon reagimi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-22 11:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›