Shteti palestinez rrezik per sigurine - Zgjidhja me dy shtete nuk ka pse te mbetet obsion i detyrueshem

Sa me shume mendon per mundesine e njohjes se nje shteti palestinez shkruante se fundi nje komentator i gazetes konservatore gjermane Die Welt aq me te rrezikshme duken pasojat do mase dhune cdo akt terrori kunder Izraelit nga ana e Hamasit do te denoncohej ne rastin e nje hakmarrje izraelite menjehere si akt ndershteteror dhe do te kishte pasoja te paparashikueshme nderkombetare paralajmeronte autori ne artikullin e tij. Kjo eshte e drejte sic jane te drejta edhe shume gjera te tjera qe thuhen keto dite kunder iniciatives se palestinezeve. Eshte e vertete se palestinezet kete hap e bejne te vetem. Dhe eshte gjithashtu e vertete se ata po luftojne sot per nje zgjidhje te cilen e kane refuzuar vete pas Luftes se Dyte Boterore Zgjidhjen me dy shtete ne truallin e ish territorit mandat te Palestines.
E gjithe kjo eshte e vertete dhe nuk mund te jete argument kunder nismes se palestinezeve. Sic nuk duhet vene kurre ne diskutim e drejta e ekzistences se Izraelit edhe palestinezeve u duhet dhene nje sinjal i qarte se formimi i shtetit te tyre ne krah te Izraelit nuk eshte nje opsion pa detyrime per te ardhmen. Bashkesia nderkombetare - duke perfshire edhe evropianet dhe SHBA - kane kete qendrim ashtu si dhe Izraeli vete. Qeveria e tanishme e Izraelit nuk ka mundur te bindet deri tani qe te ndaloje kolonizimin e tokave te pushtuara apo te pranoje nje zgjidhje te bazuar ne kufijte e vitit 1967. Nese ketu se paku simbolikisht presioni shtohet atehere pavaresisht nga rreziqet politikisht ky nuk eshte gabim.
Qe Izraeli izolohet gjithnje e me shume dhe ne valet e revolucioneve arabe po behet serish objekti i preferuar i urrejtjes ne rajon duhet te na shqetesoje pikerisht ne evropianet. Sulmet ndaj ambasadave izraelite apo ndjenjat anti-hebreje te cilat ne shume vende arabe i ushqejne jo vetem ekstremistet e papermiresueshem nuk mund dhe ne nuk duhet tia pranojme kurre. Dhe aq me pak te ashtuquajturen rezistence nga grupe si Hamasi apo Xhihadi Islamik e cila nuk eshte ne fakt asgje me shume se terror kunder civileve. Iniciativa e udheheqjes palestineze eshte megjithate me te drejte shprehje e padurimit Edhe sa kohe do te prese bashkesia nderkombetare sa kohe do te prese akoma ne rradhe te pare Izraeli vete qe me ne fund popullit palestinez ti jepet nje perspektive e besueshme per krijimin e shpejte te shtetit
Nuk ka aq shume rendesi se kush ve veto ne Keshillin e Sigurimit apo nese palestinezet mund te jene te kenaqur fillimisht me nje status sipas modelit te shtetit te Vatikanit. E rendesishme eshte qe ne fund te kete progres te dukshem ne kete ceshtje. Nje shtet palestinez qofte nga kendveshtrimi i Izraelit por edhe nga perspektiva nderkombetare dhe rajonale do te jete nje guxim i madh si cdo shtet i ri qe eshte lindur nga nje konflikt i veshtire. Ndoshta edhe ai do te paraqese me te vertete nje rrezik per sigurine sic e formulon komentator i gazetes Die Welt. Gjendja e tanishme e frustrimit dhe e urrejtjes dhe zemerimit gjithnje e me te madh eshte shume me e rrezikshme.
Vetem nje argument interarab flet kunder perpjekjes se tashme te palestinezeve Nisma e zhvendos fokusin e vemendjes nderkombetare e largon prej brutalitetit te vazhdueshem te autoriteteve siriane kunder popullsise se vet si dhe prej mungeses se perparimit demokratik ne Egjiptin pas revolucionit.
Autor Rainer Sollich
Redaktoi Angjelina Verbica
160