E Diel, 1 Nëntor 2026

Holandë, shtypi apel ekstremëve: Jo thirrje antiislame

Wilders njihet për deklaratat e tij të shumta kundër Islamit dhe përhapjes së tij në Evropë. Gjykata vendase e shpalli të pafajshëm Wildersin për deklaratat e tij pak javë më parë, ndërsa premtoi se do të bënte sërish deklarata kundër Islamit.

Duke folur për masakrën në Norvegji, Wilders u shpreh sot se ngjarja është e papranueshme. "Fakti që autori është fshehur pas luftës kundër islamizmit për të justifikuar aktet e tij të dhunës përbën një turp për lëvizjen anti-islamiste në botë, idealet e të cilës janë paqësore", deklaroi Wilders në një komunikatë të publikuar në faqen e internetit të partisë së tij, Partia për Lirinë, PVV, cituar nga AFP-ja. 

Deputeti i ekstremit të djathtë mohon çdo përgjegjësi të partisë së tij ose të vetën në tragjedinë.  Partia PVV e Geert Wilders, i cili lufton kundër asaj që ai e quan "islamizimi" i Holandës, ka 24 vende ndër 150 në Dhomën e Ulët të parlamentit holandez dhe mbështet qeverinë e kryeministrit liberal Mark Rutte. /Start/

                                                                                             2011-07-26 15:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›