E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, vijnë mbi 10 mijë emigrantë

Ky është fluksi më i lartë i muajve të fundit, thanë burime zyrtare nga dogana e Kakavijës. Ndërkohë, nga kjo pikë kanë hyrë rreth 2500 automjete.

Për të evituar pritjet dhe radhët e gjata policia shqiptare në Kakavijë, ku shënohet edhe numri më i madh i hyrjeve të emigrantëve, po punohet me 10 sportele në hyrje, ndërsa policia greke me 5 sportele. 

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë, Gentian Mullai, tha se "po bashkëpunojmë me policinë greke që të shmangen radhët e gjata dhe po merren të gjitha masat për lëvizjen e lirë të emigrantëve". 

Sipas tij, këtë vit në të dy anët e kufirit do të evitohen radhët e gjata dhe pritjet, pasi policitë kufitare respektive po ndërtojnë një plan të detajuar masash. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-26 16:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›