Basha prezanton zëvendësen!

"Kam bindjen se emërimi i zonjës Tabaku në këtë detyrë të rëndësishme është në përputhje të plotë me frymën e Bashkisë së Tiranës, shërbimin ndaj qytetarëve, vënien e interesave të qytetarëve të parët dhe profesionalizmit”, tha Basha.
Ai prezantoi arritjet e zonjës Tabaku dhe sukseset e saj në fushat e studimeve. Basha vuri në dukje se historiku i familjes, nga e cila rrjedh zonja Tabaku dhe kredencialet e saj të forta, do të bëjnë që vënia e interesave të qytetarëve në përparësi të jetë një referen i punës së nënkryetares së re të Bashkisë, Jorida Tabaku.
"Do t’i kërkoja nënkryetares Tabaku që të angazhohet fuqimisht në një nga prioritetet e bashkisë së Tiranës, që është zhvillimi ekonomik dhe punësimi, hapja e vendeve të punës", tha Basha , i cili shtoi se "natyrisht edhe përvoja e saj e mëparshme është një garanci më shumë për përballjen me sukses të sfidave të mëdha që nënkuptojnë këto dy prioritete kryesore të bashkisë së Tiranës, zhvillimi ekonomik dhe punësimi”.
Nga ana e saj, Tabaku tha se do të punohet fort për të përmbushur premtimet e bëra ndaj qytetarëve të Tiranës. "Në këto vite kemi pasur ndryshime në Tiranë. Por jam e bindur se kemi akoma më shumë potencial të pashfrytëzuar që së bashku do ta shfrytëzojmë në të mirë të qytetarëve të Tiranës. Tirana nuk është thjesht një qytet, është qyteti im, ku kam jetuar pjesën më të madhe të jetës, megjithëse jam shkëputur disa vite për studime jashtë. Jam e sigurt që ato ndryshime që Tirana do ketë këto 4 vitet do të ndikojnë në brezat e ardhshëm”, u shpreh Tabaku.
Ajo shtoi se “vendosja e qytetarëve si të parët, s’është thjesht slogan elektoral, por është një filozofi pune, një mënyrë të menduari, që ashtu si ju edhe unë e mendoj dhe bashkë do ta realizojmë”.
Për sa i përket emërimeve të tjera në bashkinë e Tiranës kryetari Lulzim Basha theksoi se do të bëhen publike në kohën e duhur dhe ritheksoi vendosmërinë e tij se "të gjithë së bashku duhet të përqëndrojmë energjitë tona jo tek ato që na ndajnë, por tek ato që na bashkojnë”. Nënkryetari i dytë i Bashkisë së kryeqytetit me shumë gjasa do të jetë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. /S.Ll/Start/
2011-07-26 15:35