Holandë, të huajt nuk do lejohen në kafenetë e marijuanës

Amsterdam, protestues kundër ligjit
Një gjykatë në Holandë ka mbështetur një ligj për ndalimin e të huajve që të hyjnë në kafenetë ku ofrohet kanabis. Në një kohë kur lëndët narkotike të lehta tolerohen, ka shqetësim në rritje për turistët që vijnë vetëm për drogë.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi në tre provinca muajin e ardhshëm dhe deri në fund të vitit do të jetë shtrirë në të gjithë vendin. Ndërkohë një grup pronarësh kafenesh e kanë dërguar ligjin në Hagë me argumentin se diskriminon të huajt.
Sipas ligjit të ri, holandezët do të lejohen të hyjnë në këto kafene me identifikim. Në Holandë numërohen rreth 700 kafene të cilat quhen weed pass dhe mendohet se ligji do të reduktojnë punën e tyre. /BBC/
Përgstiti: F.S