Të hënën nis punën Fryma e Re Demokratike

Selia e Partisë "Fryma e Re Demokratike"
TIRANE - Prezantohet të hënën partia Fryma e Re Demokratike, që ka në grupin e saj nismëtar deputetin Gazmend Oketa dhe ish-deputetin Aleksandër Biberaj.
Sot ka përfunduar edhe stampimi i logos së partisë më të re, e cila mban ngjyrën blu. Zyrat e partisë “Fryma e Re Demokratike, që ndryshe njihet edhe si partia e Bamir Topit, ndodhen përballë parlamentit dhe pak metra larg selisë të Partisë Demokratike.
Prezantimi zyrtar do të bëhet ditën e hënë në orën 12 nga grupi nismëtar, ndërsa presidenti Topi do t’i bashkohet kësaj partie pas përfundimit të mandatit presidencial.