Holandezi Roben, i gatshëm kundër Francës

Anësor holandez Arjen Roben, i cili nuk luajti kundër Italisë (3-0) për shkak të një dëmtimi, do të jetë i gatshëm të luajë kundër Francës. "Arjen morri pjesë në stërvitjen e sotme pa asnjë problem. Ai është gati të luajë kundër Francës", - tha trajneri i Holandës, Marko van Basten. "Është e vështirë të ndryshoj formacionin e një ekipi fitues, por të kesh luksin e pasjes së një lojtari si Roben, edhe mund ta bësh këtë".