E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemërimi i Torresit, çështje e mbyllur

Shumë nga lojtarët spanjollë deklaruan se zemërimi i Fernando Torres pas zëvendësimit të tij në ndeshjen kundër Rusisë është një cështje e mbyllur. Sulmuesi spanjoll u zëvendësua në minutën e 64-të kundër Rusisë (4-1) dhe bëri dy gjeste jo të pëlqyeshme. E para doli me ngadalë nga fusha, edhe pse ishte shumë afër me vijën anësore, dhe e dyta nuk i dha dorën trajnerit Luis Aragones, para se të ulej në bankinë. "Fernando është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne", tha lojtari i Betis Sevilja, Huanito.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›