E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra, lamtumira e parë e Europianit

Zvicra, bashkëorganizatori i Kampionatit Europian, pas humbjes dramatike 2-1 me Turqinë, u bë ekipi i parë që i jep lamtumirën finaleve, ashtu si Belgjika në Euro 2000.
Të tre golat kishin aromë turke, pasi edhe për Zvicrën shënoi turku me pasaportë zvicerane Hakan Jakin në minutën e 32-të. Zëvendësuesi Shenturk barazoi shifrat pas një goditje me kokë në të 57', ndërsa në minutën e dytë shtesë Turan, falë një goditje spektakolare i siguroi trajnerit Terim trepikëshin e artë.
Takimi u zhvillua në një pjesë të mirë të lojës në shi e terren të rënduar, por loja pati faza tërheqëse, dhe rastet nuk munguan për të dy ekipet.
Turqia dhe Cekia ndodhen me pikë të barabarta, nga 3 dhe takimi midis tyre do të vendosë edhe ekipin e dytë, që do të luajë në gjysmëfinale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›