335 mijë euro, Hidi nënshkruan në Qipro

Isli Hidi është zyrtarisht portieri i ri i Alkit të Qipros. Ish-portieri i Tiranës, i cili mbylli sezonin e kaluar me Krivbasin në Ukrainë nënshkroi një kontratë dyvjecare me skuadrën ishullore, që në total shkon në 335 mijë euro: 250 mijë euro kontratë, plus bonuseve të tjera që kapin shumën 85 mijë euro.
Lajmin për Albania-sport e dha menaxheri i tij Sokol Haxhiaj. "Hidi do te marre 120 mijë euro, plus 35 mijë euro bonuse në vitin e parë të kontratës, Në vitin e dytë pagesës i shtohet edhe 10 mijë të tjera, pra shkon në 130 mijë euro, plus një bonusi prej 50 mijë euro", tha menaxheri, i cili vetëm pak javë më parë realizoi transferimin e Jahmir Hykës te Mainz 05 në Gjermani.
Portieri i Kombëtares Hidi, i cili luajti në miqësoren kundër Polonisë në Reutlingen, do të përfitojë nga klubi qipriot një apartament me qira të paguar si dhe një makinë luksoze, plus një trajtimi falas ushqimor në disa prej restoranteve më të mira të qytetit.