E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: 1 799 të vdekur nga gripi i derrave

Të paktën 1 799 persona kanë humbur jetën në të gjithë planetin nga virusi A(H1N1) i gripit të derrave, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, publikuar në faqen e saj të internetit. Sipas bilancit të njoftuar më 13 gusht, kontinenti amerikan, ku sëmundja u shfaq në fund të muajit mars, ka paguar çmimin më të rëndë me 1 579 të vdekur nga 105 882 të sëmurë. Azia e Jugut vjen më pas me 106 të vdekur për 13 172 raste dhe më pas Evropa me 53 të vdekur për 32 000 raste.
OBSH-ja, që deklaroi pandeminë e parë të gripit të shekullit të XXI më 11 qershor, theksoi se të dhënat përsa i përket numrit të sëmurëve janë shumë më poshtë së në realitet, pasi vendeve më të prekura nuk u është kërkuar kryerja e analizave dhe statistikave të rregullta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›