Holandezi arrestohet për abuzim me 50 fëmijë

Një 27-vjeçar në Holandë është arrestuar mbi bazë të dyshimeve për abuzim seksual me 50 fëmijë, përfshirë fëmijët në një qendër për përkujsesjen e fëmijëve në Amsterdam ku ai po punonte.
Prokurorët e Amsterdamit thanë se i dyshuari, i cili është me origjinë nga Letonia, ka pranuar se kishte abuzuar me "dhjetëra fëmijë".
I dyshuari është arrestuar pas një informate nga autoritetet amerikane, të cilat po zhvillojnë hetime për pornografi të fëmijëve.