Francë, 15 fëmijë merren peng në çerdhe

Një person i armatosur ka hyrë në një çerdhe në rajonin jugor të Francës, Besancon, duke marrë peng 15 fëmijë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediet franceze, të cilat njoftuan se pengmarrësi është një 17-vjeçar me probleme mendore.
Burimet policore njoftuan se fillimisht u morën peng 20 fëmijë, teksa më pas u liruan pesë prej tyre.
Klasat e tjera të çerdhes po evakuohen nga forcat përforcuese të ardhura nga Strasburgu.