E Diel, 1 Nëntor 2026

Holbrooke: Beogradi te pajtohet me faktin se Kosoven e ka shtet fqinj

Ish i derguari amerikan per Ballkanin, Richard Holbrooke, ne nje interviste per mediat serbe, ka vleresuar se Beogradi tani ndodhet para dy detyrave te rendesishme: nje, te arrestoje Mlladicin, dhe dy, te pajtohet me faktin se Kosova sot eshte shtet fqinj. "Pas kesaj, ne Ballkan me nuk do te kete tensione dhe i gjithe rajoni mund te shpresoje per nje te ardhme me te mire", ka thene Holbrooke. Ne kete interviste per te perditshmen "Press", Ish i derguari amerikan per Ballkanin, ka pranuar se ndaj ish-presidentit te Republikes Serbe te Bosnjes, Radovan Karaxhic, ka pasur presion qe ai te terhiqej nga politika, mirepo ka shtuar se, atij kurre nuk i jane dhene garancite se nuk do te gjykohet ne Hage. "Pohimi se une i pata premtuar Radovan Karaxhicit lirine nese ai do te terhiqej nga jeta politike eshte genjeshter e nje njeriu te pashprese, i cili me ne fund ka dale para drejtesise. Para dy tri vjetesh e kam pare nje leter me nenshkrimin tim te falsifikuar dhe kam qeshur me zemer", ka thene Holbrooke. Ai ka shpjeguar se nje dokument i tille nuk ekziston dhe ka shtuar se me Karaxhicin eshte takuar vetem nje here, me ndermjetesim te Sllobodan Milloshevicit, ne shtator te vitit 1995, kur ishin marre vesh per zhbllokimin e Sarajeves. "Shume here kam thene se Karaxhicit i deshiroj cdo te keqe. Me vjen keq pse ne Hage nuk ekziston vendimi me vdekje, mirepo jam i sigurt se ai do te mbetet prapa grilave deri ne fund te jetes", ka thene Holbrooke, duke shtuar se, "do te deshmoje ne Hage nese mund te kontribuoje qe Karaxhic te mos dale me kurre nga burgu".

Karaxhic

Ish i derguari amerikan per Ballkanin, Richard Holbrooke, ka hedhur poshte deklaratat e thena nga Radovan Karaxhic ne Tribunalin e Hages, qe u shpreh se amerikanet i kishin premtuar lirine nese ai do te largohej nga politika.

Flet Presidenti i Malit te Zi

Vujanovic: Njohja e Kosoves, tri dimensione

Presidenti malazez, Filip Vujanovic ka vleresuar se Mali i Zi edhe me tej do te kete nje qendrim te vemendshem ndaj njohjes se Kosoves, posacerisht duke pasur parasysh synimet evropiane dhe euroatlantike te Podgorices. Ai ka saktesuar se sa i perket deklarimit mbi Kosoven, per Malin e Zi jane thelbesore tri dimensione: "Rrethanat ne Mal te Zi, detyrimet e ruajtjes se marredhenieve te mira me Beogradin dhe Prishtinen dhe, natyrisht vleresimi i asaj qe jane integrime evropiane dhe euroatlantike te Mali te Zi". Sipas mediave malazeze, Vujanovic gjithashtu thote se eshte qeveria ajo qe merr vendimin per njohjen e Kosoves, por gjithsesi per kete ceshtje do te shprehet edhe Parlamenti i Malit te Zi. Kohet e fundit Mali i Zi eshte vene shpeshhere ne presion nga pakicat shqiptare per njohjen e shtetit me te ri ne Ballkan. Nderkohe qe institucionet e larta malazeze kerkojne me teper kohe per ta zyrtarizuar njohjen e pavaresise se Kosoves. Nderkohe ky shtet megjithese nuk ka njohur fqinjen e tij, ajo ka pranuar dhe njohur pasaportat kosovare. Po keshtu edhe Maqedonia ka deklaruar se se shpejti do ta njohe shtetin e ri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›