E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Prodhimi i industrise i eshte afruar viteve '90

TIRANE- Industria minerare ka patur nje zhvillim teper te madh ne vend vitet e fundit, si rezultat i investimeve ne rritje dhe shtimit te fuqise punetore. Burime nga ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes (METE), bene te ditur se prodhimi ne industrine minerare eshte rritur nga njeri vit ne tjetrin dhe tani po i afrohet volumit te prodhimit te para viteve '90 me rreth 3,5-4 milion ton minerale ne vit. Nderkohe, ne vitin 2007 investimet ne kete sektor te rendesishem ishin kater here me te medha se ne vitin 2005, ndersa fuqia punetore eshte rritur afro 3,5 here. Aktualisht, ne kete industri mbizoteron prodhimi i gelqeroreve, argjilave dhe me pak kromi, bakri dhe hekur-nikeli, kur ne strukturat e prodhimit te para viteve '90, vec mineraleve metalore tradicionale si, kromi, bakri e hekur-nikeli, nxirrej edhe nje sasi e konsiderueshme qymyrguri. Te njejtat burime theksojne se nxjerrja dhe perpunimi i gelqeroreve aktualisht ka marre nje zhvillim shume te madh. Shoqerite "ANTEA CEMENT", Grupi TITAN; "CEMENTOS AGUILA", Grupi ARICAM; "GENER 2" ; "FASSA BERBERI" Balldre -Lezhe; "COLACEM"; "GENERAL CEMENT" ne zonen Balldre-Lezhe; "ALBACEM" ne zonen Mes-Shkoder, shumica te njohura ne fushen e prodhimit te cimentos, kane filluar punimet ose jane ne fazen e fundit te lidhjes se kontratave, duke parashikuar nje investim prej 1,5 miliard euro ne kete sektor te rendesishem te industrise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›