Samaras: Greqia do të qëndrojë në eurozonë

Pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri grek u takua sot me presidentin e Francës për të diskutuar mbi situatën e shtetit helen dhe të ardhmen e tij në zonën e monedhës së përbashkët evropiane.
Merkel deklaroi dje se Greqia do të qëndrojë në eurozonë, por përpara e presin detyra si zbatimi i reformave dhe marrja e masave buxhetore brenda vendit.
Sot, pas takimit me Hollanden në Paris, Samaras deklaroi: “Disa vazhdojnë të spekulojnë kundër Greqisë, por Greqia do të qëndrojë në zonën euro”.
Ndërsa presidenti francez, deklaroi se Greqia duhet të qëndrojë në eurozonë, por ajo duhet të tregojë besueshmëri ndaj angazhimeve të saj për rimëkëmbjen buxhetore dhe ekonomike.
“Greqia është në zonën euro dhe aty duhet të qëndrojë. Megjithatë, ajo duhet të tregojë besueshmëri lidhur me programin e saj dhe vullnet për të shkuar përpara”, deklaroi Hollande pas takimit me kryeministrin grek, Adonis Samaras./Start/E.G/
2012-08-25 15:38