Presidenti i ri, Hollande dhe Sarkozy përballë gazetarëve
Francë- Dy kandidatët presidencial në Francë janë shfaqur mbrëmë në një debat televiziv, 10 ditë para votimit të dytë që do të përcaktojë kreun e ardhshëm të Francës.
Presidenti në detyrë Nicolas Sarkozy dhe rivali i tij Francois Hollande u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shumë prej të cilave ishin të fokusuara në çështjet ekonomike.
Hollande fitoi shumicen e votave në raundin e parë të djelën e shkuar me më shumë se 28% të votave, ai theksoi se është e nevojshme një ”rritje’ dhe jo më shumë shtrëngime të ekonomisë.
Nga ana tjetër presidenti aktual Sarkozy, që mori vetëm 27% në raundin e shkuar, theksoi se është e nevojshme që të rivendosen financat publike.
Hollande premtoi të sjellë defiçitin e madh buxhetor të Francës deri në 3% të GDP-së gjatë vitit të ardhshëm, dhe ta eleminojë deri në vitin 2016. ‘Nuk mund të ketë kthim të balancuar pa rritje’- tha ai.
Lidhur me reagimet e Gjermanisë ai tha se ‘kancelarja Angela Merkel mund t’i kundërshtojë këto kërkesa por ky do të jetë një subjekt për negociata. Nuk vendos Gjermania për të gjithë Europen’. Dy kandidatët për president iu përgjijen një sërë pyetjesh për arsimin, strehimin, policinë dhe emigracionin.
BBC raporton se e djeshmja s’ka qënë një ditë e mirë për Sarkozyn. Shifrat e reja të papunësië pothuajse 2.9 milonë, me një rritje të njëpasnjëshme, kapen nivelin më të lartë që prej 1999-ës. Sarkozy më herët kërkoi të mbahen tre debate televizive por Holande tha se nuk merr pjesë në më shumë se një.
Hollande ka premtuar të ngrejë taksat për koorporatat dhe për njerëzit që fitojnë më shumë se 1 milionë euro në vit. Ai premton të rrisë pagen minimale, të punësojë 60.000 mesues të tjerë dhe të ulë moshen e daljes në pension nga 62 në 60 për disa profesione.
Nëse zgjidhet president i Francës zoti Hollande do të jetë i pari president francez që prej kohes së Mitterrand, i cili qeverisi nga 1981-1995. Nëse zoti Sarkozy humbet ai do të jetë i pari president që nuk fiton një mandat të dytë që prej kohes së Valery Giscard d’Estaing në vitin 1981.
Dorina Bilbili/IDEA/