Hollande: Greqia të mbajë premtimet! Dua të jetë në euro
«Nëse grekët nuk i mbajnë premtimet e tyre, ka shumë vende që do të nxjerrin Greqinë jashtë euros», tha presidenti francez, Francois Hollande, në një intervistë në kanalin televiziv grek MEGA.
«Anulimi i plotë i Memorandumit do të konsiderohet nga disa vende si një prishje e marrëdhënieve», tha presidenti francez dhe shtoi se «në qoftë se grekët nuk mbajnë premtimet e tyre, ka shumë vende që do të preferojnë të nxjerrin Greqinë jashtë euros».
«Unë nuk do të mbështes këtë hipotezë» vuri në dukje presidenti francez. "Duke vënë zhvillimin si një prioritet unë mbështes masat për rritjen ekonomike, të cilat do të ndikojnë edhe në Greqi, me kusht sigurisht se Greqia vetë do të zgjedhë të mbetet në Eurozonë dhe të respektojë angazhimet e saj, pasi përmbushja e angazhimeve të marra, nuk do të thotë qëndrim në të njëjtën situatë».
«Iu thashë homologëve të mi, që fondet evropiane strukturore, të cilat nuk janë marrë, të përdoren për zhvillimin e Greqisë». Respektoj, popullin grek dhe ushtrimin e të drejtës së tij sovrane. Dua që Greqia të mbetet në Eurozonë, por grekët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo nënkupton një marrëdhënie besimi.
I pyetur për çështjen e rinegocimit të memorandumit, u përgjigj se nuk dëshiron të ushtrojë presion apo të kërcënojë, ndërsa për mbështetjen e bankave spanjolle, tha se ajo nuk u bë «për të trajtuar më mirë rastin e Greqise më vonë».
Lidhur me Evropën e dy shpejtësive tha se ekziston Evropa e 27 vendeve-anëtare, eurozona dhe euro, të cilën ai dëshiron të mbetet, me kusht që të duan të mbeten dhe grekët.
Duke përfunduar Hollande tha: «Unë kërkoj që ata të kenë besim në ato që mund të bëjmë së bashku dhe të jenë të sinqertë. Dhe në qoftë se duan të qëndrojnë në Eurozonë, të dini se Evropa do t’i mbështesë. Përpjekjet janë të nevojshme, por duhet të jenë të drejta dhe të pasurit duhet të paguajnë pjesën që u takon në këto përpjekje».