E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë punimet për furnizimin me ujë, UKT: Lidhni kontratat

Tiranë- Drejtori i Ujësjellës- Kanalizimeve ka reaguar sot pas ankesave të banorëve në zonën e Kodrës së Priftit për mungesë uji të pijshëm.

Në një deklaratë për media ai tha se në këtë zonë janë duke vijuar punimet dhe pritet që problemi të zgjidhet shumë shpejt.

Ai ka thënë se punime për furnizim të plotë me ujë do të vijojnë në ditët në vazhdim dhe iu ka bërë thirrje banorëve të lidhin kontratat me ujësjellësin, pasi nuk do të përfitojnë furnizim me ujë nëse nuk paguajnë. Ndërsa deri në përfundim të punimeve, ka thënë ai, furnizmi i kësaj zone do të bëhet me autobote.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›