Haxhinasto në Vjenë, në sesionin e Këshillit të Përhershëm të OSBE
TIRANË- Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë sot në Sesionin e Keshillit te Pethershem te OSBE-se, në Vjenë.
Gjatë këtij takimi, Ministri Haxhinasto, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, do të mbajë një fjalë për delegacionet pjesëmarrëse të Keshillit te Perhershem, duke parashtruar prioritetet e Kryesisë Shqiptare të KiE-së.
Gjithashtu, zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, pritet të shprehë qëndrimin e tij mbi çështjen e forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet KiE-së dhe OSBE-së, si dhe të ndihmës që këto dy organizata mund të ofrojnë për fqinjët dhe partnerët në rajonin e Mesdheut, në drejtim të përballimit me sfidat aktuale dhe afatgjata të tranzicionit të tyre demokratik.
Gjatë qëndrimit në Vjenë, z. Haxhinasto do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z. Lamberto Zannier. Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, do të zhvillojë një takim të veçantë me zv/Kancelarin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Michael Spindelegger, me të cilin do të trajtojë çështje të marrëdhënieve dypalëshe.
Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme do të marrë pjesë edhe në koncertin e organizuar nga Misioni ynë në OSBE, në kuadrin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise.
(BalanWeb)