E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama për votimin e hapur: Tentativë për cënim të gjyqësorit

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit për të votuar në mënyrë të hapur dekretet presidenciale për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, fsheh pas tentativën e maxhorancës për të pushtuar gjyqësorin. Për herë të parë kryetari i socialistëve nga Fieri ka komentuar një ndër cështjet më të nxehta të momentit në Kuvend, e cila po përplas sërisht demokratët dhe socialistët.

"Cfare tjeter pervecse gjunjezim i gjyqesorit deri ne fund, eshte perpjekja per te votuar ne menyre te hapur anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte. Kutite e mbyllura per voten e popullit, vote e hapur per gjykatesit ne Kuvend", deklaroi Edi Rama, kreu i PS.

Kryesocialisti e quajti këtë periudhën e kompromiseve, por i bëri të qartë kryeministrit se nuk ka ndërmend të lëshojë pe. "Pushteti nuk ka asnje rruge tjeter, pervecse te dorezohet sepse te drejtat tona ne nuk i negociojme dhe rrugen e transparences, ne kemi vetem dy rruge per ta perballur, o ta hapim, o ta hapim", vijoi Rama.

Në turin e tij të ri pas grevës së urisë, shefi i selisë rozë u ndal dhe në Vlorë ku ironizoi dhe turin e inaugurimeve të rivalit të tij politik, i cili sipas tij me gërshërë në dorë dhe rikthim në histori po tenton të fitojë kohë duke iu shmangur zgjidhjes së krizës.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e enjte , 10 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›