Hollande-Merkel bisedojnë për krizën e Eurozonës

Pak orë pas betimit, në ditën e tij të parë në Presidencë, Hollande udhëtoi për në Berlin ku takoi kancelaren gjermane Angela Merkel. Kancelarja u shpreh mjaft e kënaqur që në ditën e parë si president, ai zgjodhi të vizitojë Gjermaninë.
Pas takimit të dy liderët thanë se dëshironin të mbanin Greqinë në Eurozonë. Ata do të mbajnë një tjetër samit jo zyrtar më 23 maj.
Hollande tha se “gjithçka duhet të vendoset në tavolinë nga gjithsekush” që mund të nxisë rritjen.
Ai përfshiu mundësinë e eurobondeve, e cila do të hedhë në një pishinë borxhet e Eurozonës, të mbështetura nga qeveritë e 17 shteteve. Por, Gjermania duke qenë se borxhet e veta i ka me interes më të ulët nga shtetet e tjera, gjithmonë e ka kundërshtuar këtë ide.
“Si Presidenti i Francës, unë dua të rinegocioj atë që u pranua në një fazë të caktuar dhe t’i jap dimension rritjeje ekonomike”, tha Hollande, duke qëndruar përkrah Merkelit gjatë një konference në kryeqytetin gjerman.
Nga ana e saj, Merkel tha se Franca dhe Gjermania ishin të gatshme “të studiojnë mundësinë e masave shtesë rritëse në Greqi”.
“Ne duam ta mbajmë Greqinë në Eurozonë dhe e dimë që shumica e popullsisë greke janë në një mendje me ne”, tha Merkel.
/Start/F. Prroni/
2012-05-16 10:02