E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë nënën dhe motrën, gjykata 39 vite burg vëllezërve

ELBASAN- Vranë nënën dhe motrën, gjykata dënon me 39 vite burg dy vëllezërit Leka.

Gjykata e Elbasanit gjatë seancës së sotme hodhi poshtë kërkesën e organit kryesor të akuzës për burgim të përjetshëm dhe vendosi që të dënojë me 25 vite burg Leonard Lekën dhe 14 vite burg bashkëpunëtorit të tij Dritan Leka.

Në mars të vitit të kaluar, u vranë me armë zjarri në banesën e tyre Donika dhe Manjola Leka, 63 dhe 32 vjeç, nënë e bijë, dhe vetëm pak minuta pas ngjarjes, autori i vrasjes, Leondardi, u dorëzua në Polici, ku deklaroi se edhe krimin e kryer nga ana e tij. 

Pas arrestimit të Leonardit, Policia mësoi se bashkëpunëtor në këtë ngjarje ishte edhe djali tjetër i familjes, Dritani, i arrestuar nga uniformat blu vetëm disa orë pas vrasjes. Nga hetimet u be e ditur se në familjen Leka kishte debate mes dy viktimave dhe autorëve dhe natën e 18 marsit 2011, nën efektin e alkoolit dhe drogës, Leonardi ka qëlluar me armë zjarri mbi të motrën dhe më pas mbi nënën e tij, kur kjo e fundit ka kërkuar t’i vijë në ndihmë vajzës së saj.

Për djalin tjetër të familjes, 25 vjeçarin, Dritanin, referuar burimeve zyrtare mësohet se në këtë ngjarje akuzohet se nuk ka ndërhyrë për të parandaluar krimin e rëndë dhe e ka mbajtur atë të fshehtë.

lajmi vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›