Topalli-homologut turk: Berisha ka të drejtë, turqit kanë gjak shqiptari
TIRANË- Turqia është më shumë se një partner strategjik. Më këtë deklaratë kryeparlamentarja Jozefina Topalli nisi konferencën e përbashkët për shtyp me homologun turk, Cemil Çiçek. Topalli vlerësoi se Turqia ka 10-fishuar investimet në vend, duke u kthyer në një partner të rëndësishëm ekonomik dhe jo vetëm politik, ndërkohë që falenderoi për mbështjetjen në njohjen e Kosovës.
“Turqia për ne është më shumë një partner stragtegjik. Ështëtë një partner ekonomik dhe politik që ka shtuar investimet në vendin tonë. Marrëdhëniet miqësore midis Turqisë dhe Shqipërisë janë përkthyer në 10 fishim të investimeve. Vizita e presidentit të asamblesë vjen në ratin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe shpreh falenderime të sinqerta dhe për faktin se kryetari është i shoqëruar dhe nga deputetë me origjinë shqiptare. Nuk mund të mos i shpreh mirënjohjen kolegut, qeverisë dhe kryeministrit turk për mbështjetjen për rritjen e numrit të shteteve për njohjen e Kosovës”,- deklaroi Topalli.
Në vijim të kësaj deklarata Topalli mbësheti deklaratat e kryeministrit Berisha për lidhjen e gjakut me shqiptarët. “Zoti kryeministër ka pasur të drejtë kur ka thënë që ka gjak shqiptarë tek populli turk”,- theksoi Topalli duke kujtuar faktin e delegacioni turk kishte në mesin e tyre shumë shqiptarë.
ÇIÇEK: VËLLAZËRIA DHE MIQËSIA ME SHQIPTARËT E NGUSHTË
Kryeparlamentari i Turqisë, Cemil Çiçek gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij Jozefina Topalli, i uroi shqiptarët për 100-vjetorin e Pavarësisë, duke u shprehur, “Uroj që pavarësia e Shqipërisë të jetë e përjetshme”.
Kryeparlamentati turk theksoi më tej se midis dy vendeve tona ka lidhje të ngushta, Për ne është shumë e rëndësishme paqja në Ballkan. Sa më shumë të thellohen marrëdhëniet aq më shumë kontribuojmë për paqen në rajon”, theksoi Çiçek.
Ai nënvizoi më tej se “Turqia do të bëjë përpjekjet maksimale që Shqipëria të zërë vendin që meriton. Shembull është anëtarësimi i saj në NATO. Midis dy vendeve nuk ka asnjë problem politik, pra do të thotë se nuk ka asnjë pengesë edhe për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike”.
Kryetari i parlamentit turk, tha ndër të tjera se midis dy vendeve tona ka solidaritet të ngushtë. Ndërsa në fund të fjalës së tij tha, “Rroftë vëllazëria dhe miqësia turko-shqiptare”.
LAJMI VIJON