E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollande Mreteresha Beatrix i kalon fronin djalit te saj

Me një ceremoni protokolli është hapur dhe dita që do të shohë kurorërizimin e princit Uilliem Alksandër, pas abdikimit të mbretëreshës së Hollandës, Beatris. Një natë më parë ka qenë një mbremje gala në Amsterdam, ku kanë qenë të pranishëm princesha dhe princër nga e gjithë bota mes të cilëve dhe princi Karl i Britanisë së Madhe. Mbretëresha Beatris ka treguare emocionuar se që kur mori vendimin për të abdikuar në adresë të saj kishin mbërritur shumë mesazhe mbështetjeje. Ajo shtoi se djali i saj është më se gati për ta zëvendësuar dhe se ka një rol shujmë aktiv në skenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Vajza e mbretëreshës Xhuliana, Beatris i martua në vitin 1966 me diplomatin gjerman Klaus van Amsberg. Ajo mori fronin pas abdikimit të nënës së saj në vitin 1980. 75 vjecare pas 33 vjetësh në fron ajo i lë vendin të birit që tashmë do të marrë emrin Guljiemo i 4. Mbreti i ri i Hollandës sapo ka mbushur 46 vjec.

Mbreti i ri pritet të sjelle ndryshime në skenën politike të vendit
Vetëm një vit më parë, në ditën e Mbretëreshës që në vendet e ulëta festohet në 30 prill, Guljemo Aleksandër nuk mendonte se marrja e fronit do të ndodhte kaq shpejt. Ndërsa e ëma e tij, Mbretëresha Beatris ndoshta që në atë mpment ka menduar abdikimin. Në pritje që djali i saj i madh të ishte gati për ta zëvendësuar. I lindur në 27 prill të vitit 1967, Guljelmo Alesandro dukej se gjithnjë shkonte kundër rrymës. I dhënë pas jetës së bukur, në rini ai njihej me pseudonimin princi birrë , për shkak të festabe të shumta me bazë alkooli. Monarkia hollandeze ushtron një peshë politike shumë të fortë në krahasim me monarkitë e tjera europiane. Tashmë mbretit të ri i duhet të ketë një influencë të tijën politike, do të flasë rregullisht me ministrat dhe do të ketë takime të përjavshme me kryeministrin e vendit. Njerëzit presin ndryshime, pasi nëse mbretëresha Beatris ishte shumë e përqendruar në Politkë Guljiemo Aleksandër nuk duket i interesuar. Sportiv, ish anëtar i komitetit olimpik ndërkombëtar, në një nga fotografitë e tij më të fundit ai është në pistën e skive me familjen e tij. Pikërisht atje në vitin 2011, vëllai i tij Frizo pësoi një incident, pas të cilit aktualisht është ende në gjendje kome. Me fondacionin Fondi Portokalli, një lloj dhurate për muaj mjalti, me bashkëshorten ai mbështet shumë projekte sociale.

Kush është Mbreti William-Alexander i Hollandës?
Princi William-Aleksander behet mbreti i pare i Hollandes ne me shume se 120 vjet, pasi dorezimit te fronit nga nena e tij 75 vjeçare Mbretresha Beatris.
I lindur ne 27 prill te 1968, si djali i pare mbretereshs dhe princit Klaus, princi i tulipaneve ehste mashkulli i pare ne krye te monarkise hollandeze qe prej 1890.
Mbretëria e tij shtrihet në dy kontinente dhe është e përbërë nga katër shtete: Aruba, Curacao dhe Sint Maarten në Karaibe, si dhe Holanda në Evropë.

Titulli Ëilliam-Alexander, Princi i Tulipaneve, rrjedh nga ish principata e tulipaneve ne francen jugore.

Ky titull u mbajt nga Ëilliam i tulipaneve, ne vitet 1533-1584 i cilio drejtoi revolten kunder spanjolleve qe rezultoi me krijimin e hollandes.

Por princi ka treguar se i kushton pak rendesi titullit. Ai ehste shprehur me heret se njerezit mund ti adresohen atij si te duan.
Ne nje interviste kohe me pare ne tv hollandez, princi ishte shprehur se deshironte te ishte mbreti qe i permbahej tradites, por qe mund te bashkoje, perfaqesoje dhe te inkurajoje shoqerine.

Ëilliam Alexander eshte i martuar me princeshen nga argjentina maxima, me te cilen ka 3 vajza.

Ceremonia martesore ne 2002 hasi ne kundershtime, pasi babai i nuses kishte sherbyer si minister i bujqesise ne argjentinen ne kohen e dikatatures ushtarake ne vitet 1979-1981.

Sipas mediave, mbreti ehste i apasionuar pas sporteve, perfshire ketu tennis, vrapimin, ski, golfin, hipizmin. Ne vitin 1992 mori pjese ne maratonen e Nju Jorkut.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›