E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i burgut te Shen Kollit akuzohet per korrupsion dhe shperdorim detyre

Edhe vrasësit e dy policeve merrnin leje nga drejtori i burgut te Shen Kollit në Lezhë, Valentin Miri. Ai tashme akuzohet per “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”

Përfitues të lejeve shperblyese jane te shumte por, sipas task-forces së prokurorisë, mes te burgosurve jane edhe Mond Mulia e Rasim Rapaj, të dënuar për vrasje të punonjësve të policies.

Mond Mulia, sipas akuzës, rezulton i dënuar për vrasjen e 13 qershorit të 1997 të policit 26-vjeçar në atë kohë Arben Lasku. Kjo vrasje, ka ndodhur në oborrin e shkollës së mesme “Dëshmorët e Zonës” në Laç të Vaut të Dejës, në momentin që brenda në shkollë nxënësit po zhvillonin provime…

Shtetasit Rasim Rapaj, është dënuar për vrasjen e shefit të qarkullimit rrugor të Malësisë së Madhe Isa Tahirin dhe plagosjen e një efektivit të RENEA-së, gjatë operacionit për arrestimin e tij në vitin 2003...

Sipas akuzës, drejtori Miri prej kohësh merrte para nga të burgosurit e tij për t’i dhënë leje shpërblyese nga 2 deri në 5 ditë. Për një ditë leje, drejtori merrte nga të dënuarit 100 euro.

Përveç lejeve shpërblyese që të dënuarit përfitonin kundrejt parave, rezulton se të dënuarit flisnin në telefon celular me drejtorin nga brenda burgut, duke i kërkuar leje shpërblyese.

Nga kontrolli i banesës, policia ka gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një armë automatike “Kallashnikov”, një pistoletë pa leje dhe rreth 15 mijë euro valutë, që mendohet se janë siguruara nga lejet e të dënuarve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›