E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut presidentja e pare femer

Park Guen Hi kthehet me shumë emocione në pallatin presidencial të vendit, 30 vjet pas vrasjes së babait të saj, si liderja e parë femër e koreanojugorëve. 60 vjecarja arriti të merrte një fitore bindëse duke u siguruar që konservatorët të cilët mbështesin tregtinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë mazhorancën.

"Ishte një garë e fortë dhe sfiduese, dhe një kohë shumë e vështirë. Falenderoj dhe vlerësoj sinqerisht ata që më mbështetën deri në fund.
Më tej parker u shpreh se fitorja e saj do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

"Kjo zgjedhje është fitorja jonë. Një fitore e arritur nga shpresa e njerëzve për të tekaluar krizën ekonomike.”

Ajo ka premtuar një demokratizim më të madh të ekonomisë për vendin që pati një sukses mahnitës në rimkëmbjen e tij nga lufta e periudhës 1950-53 duke u bërë ekonomia e 14 më e madhe në botë.
Por përvec sfidave ekonomike dhe demografike, Parker do të duhet të përballet dhe me një Kore veriore të paparashikueshme dhe armiqësore të udhëhequr nga 29 vjecari Kim Jong Un.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›