E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollandë-Shqipëri, statistikat e ekipeve në Europë

Ditët e ballafaqimit të madh (të paktën për ne) Hollandë-Shqipëri po reduktohen dhe është koha të bëjmë një bilanc paraprak jo vetëm të përballjeve direkte, por dhe të statistikave të tyre në kompeticionin mw të rëndësishëm europian.
Me përfaqësuesen portokalli jemi ndeshur vetëm dy herë para 42 vjetësh, në vitin 1964, për eliminatoret e Kampionatit Botëror, Angli 1966, ku në të dy takimet kemi humbur me të njëjtin rezultat: 2-0, si në takimin e parë në Roterdam, më 24 maj 1964, ashtu dhe në Tiranë, më 25 tetor 1964, kur në përfaqësuesen shqiptare luanin futbollistë me emër si Panajot Pano, Skënder Halili, Mikel Janku, Lin Shllaku, Mehdi Bushati, Robert Jashari. Në të dy takimet, pankina shqiptare është drejtuar nga Zyber Konci.
Pas 44 vjetësh "pritjeje", Shqipëria e drejtuar tashmë nga kroati 74-vjecar Oto Baric do të përballet në "Amsterdam Arena" me Hollandën, kampionen e Europës në vitin 1988, ku një nga fituesit është edhe trajneri aktual i Hollandës, Marko Van Basten.
Në 64 ndeshje të zhvilluara në eliminatoret e kampionateve europiane, Shqipëria ka një bilanc të hidhur ku ka arritur 9 fitore, 13 barazime, 42 humbje. Golat: 48-126. Kundërshtari ynë i datës 11 tetor ka një bilanc për t'u admiruar: 107 ndeshje: 66 fitore, 20 barazime, 21 humbje. Golat: 230-86

PËRBALLJET SHQIPËRI-HOLLANDË

Hollandë-Shqipëri 2-0
Roterdam, 24 maj 1964

Shqipëri-Hollandë 0-2
Tiranë, 25 tetor 1964

BILANCET NW EUROPE

Shqipëria
10 pjesëmarrje: 64 ndeshje: 9 fitore, 13 barazime, 42 humbje. Golat: 48-126

Hollanda
12 pjesëmarrje: 107 ndeshje: 66 fitore, 20 barazime, 21 humbje. Golat: 230-86

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›