Kuqezinjtë zbarkojnë në Amsterdam

Delegacioni i Kombëtares shqiptare ka mbërritur sot në mëngjes në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, ku kuqezinjtë do të ndeshen më 11 tetor 2006, me përfaqësuesen vendase për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008. Përvec lojtarëve që aktivizohen në kampionatin shqiptar, drejt Holandës kanë udhëtuar edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Muhedin Targaj dhe Skënder Hyka. Ndërkohë, futbollisti kosovar, Besart Berisha, të cilit ditët e fundit iu dha nenshtetesia shqiptare nga Presidenca, do t'i bashkangjitet ekipit kombëtar në mesditë, pas pajisjes me pasaportën shqiptare.
Ekipi është akomoduar në hotel "Hempshajëre Golf" në Amsterdam. Legjionarët që janë aktivizuar në fundjavë me skuadrat ku luajnë në kampionatet evropiane, i janë bashkuar grupit gjatë pasdites së djeshme. Nën urdhrat e trajnerit kroat të kuqezinjve, Oto Baric, nuk do të jetë kosovari i Eintrahtit të Braushvajgut, Bekim Kastrati, i cili u dëmtua në ndeshjen e djeshme dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për gjashtë muaj. Po kështu, do të mungojë i dëmtuar mesfushori i Tiranës, Klodian Duro, i cili është gjithashtu i dëmtuar, si dhe Lorik Cana dhe Elvin Beqiri, të cilët janë të skualifikuar.
Portierë:
1. Ilion Lika (Dinamo, Shqipëri) 14 ndeshje-0 gola
2. Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta, Qipro) 19-0
Mbrojtës
3. Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrianë) 12-0
4. Erion Xhafa (Dinamo, Shqipëri) 2-0
5. Arjan Pisha (Tirana, Shqipëri)2-0
6. Adrian Aliaj (Glad Solin, Kroaci)28-8
7. Nevil Dede (Tirana, Shqipëri) 15-0
8. Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrianë)3-0
9. Tefik Osmani (Elbsani, Shqipëri)3-0
Mesfushorë:
10. Ervin Skela (Askoli, Itali) 41-8
11. Edvin Murati (Panseriakos, Greqi) 45-4
12. Devi Mukaj (Tirana, Shqipëri) 31-0
13. Altin Lala (Hanover 96, Gjermani) 52-3
14. Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi)55-2
15. Besnik Hasi (Lokeren, Belgjikë)41-2
16. Ervin Bulku (Tirana, Shqipëri)1-0
Sulmuesë
17. Erion Bogdani (Siena, Itali) 33-7
18. Igli Tare (Lacio, Itali)66-10
19. Edmond Kapllani (Karlsruhe, Gjermani)11-0
20. Besart Berisha (Hamburg, Gjermani)0-0
21. Hamdi Salihi (Tirana, Shqipëri)1-0
22. Bekim Kastrati (E.Braunshvajg, Gjermani)3-0