Barcelona, 12 lojtarë kombëtaresh: Van Bronckhorst kundër Shqipërisë

Në fundjavë do të zhvillohen një seri ndeshjesh ndërkombëtare, ku pjesën më të madhe e zënë takimet kualifikuese për Euro 2008 që do të zhvillohen në Austri dhe Zvicër. Kampionia e Spanjës dhe fituesja e fundit e Ligës së Kampioneve, Barcelona do të paraqitet në këto ndeshjen me 12 lojtarë të saj që do të luajnë për kombëtaret e tyre.
Kështu trajneri i përfaqësueses spanjolle Luis Aragones ka thirur në skaudrën e tij 3 lojtarë të Barcelonës në ndeshjet zyrtare kundër Suedisë dhë në ndeshjen miqësore kundër Argjentinës. Për Spanjën do të luajnë nga Barcelona: Carles Puyol, Xavi und Andrés Iniesta, ndërsa në ndeshjen miqësore kundër Argjentinës në fushë do të jenë pesë lojtarë të Barcelonës, përfshi këtu dhe dy argjentinasit Lionel Messi dhe Javier Saviola.
Në formacionin hollandez të përzgjedhur nga "Bondscoach" Marco van Basten nga Barcelona do të luajë Giovanni van Bronckhorst në ndeshjet kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Trajneri i Kombëtares së Islandës ka thirur Eidur Smari Gudjohnson në grupin e tij. Islanda do të luajë kundër Suedisë dhe Letonisë. Edher Lilian Thuram do të luajë për Francën kundër Ishujve Faroe dhe Skocisë.
Trajneri i përfaqësueses portugeze Luiz Felipe Scolari thiri mesfushori Deco në ndeshjet kundër Azerbajxhanit dhe Polonisë.
Edhe skuadra kampione e Botës, Italia përfaqësohet me Gianluca Zambrotta në dy ndeshjet kualifikuese kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Brazilianët Ronaldinho dhe Edmilson priten të thirren nga trajneri Carlos Dunga për ndeshjet kualifikuese kundër Kuavajtit dhe Ekuadorit