E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie popullariteti i trajnerit Van Basten

Pas vendimit të lojtarëve Mark Van Bomel dhe Rud Van Nistelroj në lidhje me mos dëshirën e tyre për të luajtur nën urdhërat e trajnerit aktual të përfaqësueses të "tulipanëve", në Holandë janë rritur kritikat drejt "Bondscoach" Marko Van Basten. Në një sondazh të organizuar nga Instituti i Kërkimeve të Opinioneve "Maurice de Hond", 72 përqind e të pyeturve u jepnin të drejtë vendimeve të lojtarëve, duke mirëkuptuar edhe arsyet e tyre, ndërkohë që besueshmëria te Van Basten është në rënie e sipër. Sipas tyre, nëse trajneri dështon kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë, mund të detyrohet edhe të japë dorëheqjen. Kapiteni i "portotokallinjve", Van Der Saar pohon: "Unë nuk mund t'i kuptoj disa vendime të tij"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›