Hollande do të ndeshet me sfida të mëdha

Fitorja e Hollande ndaj presidentit Nicolas Sarkozy dwshmon zemërimin e publikut me krizën ekonomike të Europës, që ka rrëzuar një numër qeverish në mbarë kontinentin. Tregjet financiare dhe disa udhëheqës evropianë nuk janë të sigurt se çfarë do të sjellë plani ekonomik i Hollande.
Hollande ka premtuar rritje më të madhe ekonomike dhe pakësim të masave shtrënguese. Ai dëshiron të ngrejë tatimet për të pasurit dhe të investojë më shumë në arsim.
57 vjeçari socialist ka qenë në politikë për dekada të tëra. Por ai është një udhëheqës i paprovuar në kohë të vështira. Papunësia është e lartë dhe ekonomia e Francës ka shënuar rritje të vogël.
“Askush nuk i di saktësisht aftësitë e zotit Francois Hollande për t’u përballur me probleme të mëdha ekonomike, për t’iu përgjigjur detyrave që burojnë nga posti i presidentit francez”, thotë analisti politik, Bruno Cautres.
Por Cautres thotë se Hollande i ka befasuar shumë njerëz gjatë fushatës presidenciale, duke përfaqësuar veten si një kandidat serioz presidencial dhe i aftë për trajtimin e çështjeve të vështira.
“Ai ka arritur të qetësojë ankthin e popullsisë franceze në lidhje me krizën ekonomike, në këtë botë e cila po ndryshon”, theksoi Cautres.