E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Alepo të Sirisë, nuk ka viktima

Raportohet se në qytetin Alepo, një pjesën veriore të Sirisë, mbrëmë vonë ka ndodhur një shpërthim por nuk ka pasur viktima. Mësohet se në shënjestër të këtij shpërthimi ishte një ndërtesë qeveritare. Ndërkaq pas shpërthimit është vrarë një roje në luftime me armë.

Ky shpërthim ndodhi disa orë pasi zyrtarët e Sirisë thanë se e kanë zbuluar një komplot për sulm vetëvrasës me bombë në Alepo.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se forcat e sigurisë e kanë vrarë sulmuesin e dyshuar, para se ai ta aktivizonte sasinë prej 1200 kilogramëve të materjes shpërthyese të ngarkuar në makinën e tij.

Ky zhvillim ndodhi vetëm një ditë pasi 55 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në sulmin e dyfishtë me bomba në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Më herët ka pasur raporte për demonstrata në disa qytete të Sirisë.

Aktivistët opozitarë kanë raportuar se forcat e sigurisë kanë shtënë kundër demonstruesve në Damask, Homs, Hama dhe Alepo.

Raportohet se 10 civilë janë vrarë në gjithë Sirinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›