Qëndrimet anti-islamiste detyrojnë Pentagonin të ndërpret një kurs trajnimi

Siç transmetojnë mediat amerikane, vizitorët e kursit, të dedikuar për oficerë ushtarakë të rangut të mesëm dhe për nëpunës shtetërorë, janë trajnuar se armiq të SHBA-së nuk janë vetëm terroristët, por feja islame në tërësi.
Në njërin prej doracakëve për vizitorët e kursit është theksuar edhe se SHBA-ja mund t'i sulmojë qytetet e shenjta myslimane Mekën dhe Medinën, pavarësisht numrit të viktimave civile gjatë këtyre operacioneve, ngjashëm siç kanë hedhur bombat bërthamore në Hiroshimë dhe Nagasaki.
"Ata e urrejnë gjithë atë që ti e prezanton dhe asnjëherë nuk do të ndjejnë dhembshuri, përveç nëse nuk u nënshtrohesh", ka deklaruar në një ligjëratë njëri prej instruktorëve të kursit, nënkoloneli Mathew Duli.
Sipas tij, Arabisë Saudite duhet t'i dërgohen kërcënime për uri deri në vdekje, islami duhet të vendoset në nivel të kultit, ndërsa Meka dhe Medina duhet të shkatërrohen.
Vitin e kaluar, një kurs të vetin për trajnim të agjentëve e anuloi edhe FBI, pasi që u vërtetua se në të janë parashtruar qëndrime tepër kritike ndaj islamit.