E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande mbeshtet opoziten siriane

Presidenti francez Fransua Hollond ka ftuar opozitën siriane që të formojë një qeveri të përkohshme dhe ka deklaruar se Franca do të jetë e para që do e njohë. Duke folur në konferencën e ambasadorëve të Francës, Hollond ka bërë të ditur se shqetësimi më I madh është një përdorim I mundshëm I armëve kimike nga ana e regjimit sirian kundër rebelëve por dhe civilëve. Të tilla pasiguri ka vazhduar më tej presidenti francez, kanë të bëjnë dhe me friken se një situatë e tillë kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejtë paqen. Hollond ka thënë se po punon me aleatët për krijimin e një zonë neutrale në Siri. “Me partnerët tanë qëndrojmë të gatshëm për të ndaluar përdorimin e armëve kimike, I cili do të përbënte një arsye të fortë për komunitetin ndërkombëtar për të ndërhyrë. Nga ana tjetër Irani po përgatitet që të organizojë një samit ku është ftuar dhe Siria. Mes delegacioneve është dhe ai I egjiptit, qeveria e vëllezërve muslimanë po mban një qëndrim shumë të hapur ndaj gjigantit Iranian. Samiti i Teheranit do të jetë një rast tjetër, pas atij ën Mekë dhjetë ditë më parë, për të testuar vullnetin e aktorëve të lindjes së mesme për të gjetur një marrëveshje rajonale për cështjen siriane. Ndërkohë që ndërmjetësimi diplomatik ecën me hapa të ngadaltë, në Damask vazhdojnë luftimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›