Petromanas-Shell fton Berishen te vizitoje fushen e kerkimit ne Shpirag
Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të Grupit të zgjeruar të naftës dhe gazit Petromanas-Shell, të kryesuar nga zoti Glen McNamara, të cilët po zhvillojnë disa projekte në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi zoti McNamara e njohu kryeministrin me ecurinë e punimeve të deritanishme të këtij Grupi , si dhe me planin operativ afatmesëm dhe afatgjatë. Ai e ftoi kryeministrin të vizitonte fushën e kërkimit në Shpirag, ku po punohet me intensitet në shpimin e pusit të dytë prej 6200 metrash, më i thelli në Evropë. Ai u shpreh se rezultatet e deritanishme në zonat në kërkimit janë optimiste dhe premtuese prandaj dhe të dy partnerët Joint Venture (JV) Petromana dhe Shell, kanë vendosur të intensifikojnë shpimet dhe punën në përgjithësi për të shkuar drejt shfrytëzimit. Ndërkohë grupi ka përgatitur programin për të filluar një studim të thellë sizmik të zonës që kap vlerën prej 40 milion eurosh. Zoti McNamara tha se grupi tha do të punojë paralelisht me disa sonda, duke filluar shpimet edhe në zonën e Jubanit.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i përgëzoi ata për punën e bërë deri tani dhe planet për të ardhmen, duke i siguruar për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së tij në këtë investim madhor. Kryeministri premtoi se do të vizitonte pusin Shpirag 2, në një kohë sa më të afërt.