E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollandë, paratë e Gaddafit për qëllime humanitare

Hollanda ka liruar 100 milionë euro nga paratë e ngrira të Libisë, për qëllime humanitare. Kjo u bë pas kërkesës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
 

Me këto para, do të blihen medikamente për popullin e Libisë. Ministri i Jashtëm i Hollandës, Uri Rosenthal tha se Hollanda është vendi i parë që mbështet në këtë mënyrë sistemin e dëmtuar të shëndetësisë së Libisë. Hollanda ka bllokuar gjithsej tre miliardë euro nga Libia.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›