E Shtunë, 31 Tetor 2026

Server: Kufiri i Kosovës, nuk duhet të lëvizë

Analisti amerikan për Kosovën, Daniel Server thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës. “SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi e shohin zgjidhjen e këtij konflikti në veri, që kufiri të jetë saktësisht aty ku është sot dhe jo të lëvizen kufijtë për të akomoduar dallimet etnike, kjo është shumë e rëndësishme. Amerikanët dhe evropianët dëshirojnë që kufiri të jetë saktësisht aty ku është sot”, nënvizon Server.
 

Ai e cilëson të ligjshëm veprimin e Prishtinës, sepse atje ka një kufi dhe sipas tij, askush nuk e konteston këtë. “Pra që aty ka një kufi të Kosovës. Por çfarë konteston Serbia është fakti që sipas saj Kosova nuk duhet të jetë e pavarur. Nga pikpamja e Prishtinës, forcimi i rregullave të doganave në kufirin me Serbinë është absolutisht i ligjshëm”, shprehet analisti.
 

Po ashtu ai shton se dërgimi i forcave speciale të Kosovës në veri ka qenë veprim i koordinuar me amerikanët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›