Saleh paralajmëron kthimin në Jemen

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, paralajmëroi se do të kthehet shumë shpejt në vendin e tij. Ai aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite, ku po shërohet nga plagët që ka pësuar pas një tentative për ta vrarë.
Saleh ka akuzuar sërish grupet opozitare për organizimin e protestave që bëjnë thirrje për largimin e tij.
Në një fjalim televiziv, ai ka ftuar opozitën të marrë pjesë në votime, "për t`i dhënë fund krizës, e cila zgjatë tashmë shtatë muaj".
Saleh tha se është i përgatitur të dorëzojë pushtetin "me anë të zgjedhjeve, e jo me anë të grusht-shtetit".