E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli, sulme ajrore në Gaza

Avionë ushtarakë izraelitë kanë ndërmarrë pesë sulme në Rripin e Gazës, i cili kontrollohet nga Hamasët. Gjatë këtyre sulmeve është vrarë një burrë dhe janë plagosur pesë palestinezë.
 

Një zëdhënës ushtarak izraelit foli për një reagim ndaj shkrehjes së një rakete nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, prej së cilës nuk u plagos askush. Një grup terroristësh donte të sulmonte edhe me raketa të tjera, ndaj u godit nga aviacioni luftarak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›