E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande, pranga dy shqiptarëve vrasës

Arrestohen në Hollandë për llogari të drejtësisë shqiptare dy shtetas, të dënuar në mungesë për vrasje.

Fredi dhe Sokol Aliaj jane dënuar, përkatësisht me 23 vjet dhe 20 vjet burg, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e shtetasit Robert Mitro.

Ndërkohë në Itali është prangosur edhe një tjetër shtetas shqiptar, i dënuar me 17 vjet heqje lirie për vrasje.

Alban Lika, në kërkim ndërkombëtar, u shpall fajtor për vrasjen e Tonin Dedës në vitin 1999.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›