E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama vijon turin ne Shkoder

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama vijon turin e bashkebisedimit me fermere dhe bujq  ne veri te vendit, ne fshatin Rec i Ri te komunes Velipoje dhe ne fshatin Kosmac te komunes Bushat.

Gjate takimeve banoret kane ngritur shqetesimin per mungesen e subvencioneve nga shteti per bujqesine.

Kryetari  socialist e konsideroi te patolerushme  mungesen e respektit nga ana e qeverise per fjalen e dhene sidomos ne veri te vendit, ku varferia dhe papunesia jane me te thella

"Keto zona i kane dhene per 17 vjet rresht besim Partise Demokratike dhe Berishes dhe kane marre ne kembim te besimit mungesen e respektit per fjalen e dhene, per premtimet e dhena dhe qe nuk u mbajten asnjehere", u shpreh Rama.

Kryetari i PS premtoi politika te reja per bujqesine nese socialistet vijne ne pushtet ne vitin 2009, si dhe uljen e kostove te prodhimit blektoral dhe bujqesor.

"Eshte koha qe te ndihemi motra dhe vellezer dhe se bashku te kemi detyrimin t'u japim femijeve tane nje te ardhme ku varferia nuk vendos por vendosim ne", u shpreh Rama.

PS, po i kushton vemendje fshatit ne turin paraelektoral dhe konstatimin e problemeve po e shoqeron me premtime konkrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›