Hollivudi mëson gjuhë të reja
Nuk i ra të fikët, siç trembej, por në skenën më të madhe të Hollivudit pati diçka për të thënë: "A todos los actores de mi país, muchísimas gracias" ("Falënderoj të gjithë aktorët e vendit tim"). Penelop Kruz mendonte se fjala me rastin e kurorëzimit me "Oskar" nuk do ishte e plotë në rast se nuk do t‘i falënderonte bashkatdhetarët në gjuhën spanjolle.
Dhe ndërsa filmi indian që dominoi tërësisht ceremoninë e sivjetshme zuri faqet e para të gazetave e revistave në gjithë botën, Spanja kishte titujt e saj: "Hollivudi kurorëzon Penelopën". Statuja e artë iu dha për rolin më të mirë dytësor në filmin e Vudi Alen, "Viki Kristina, Barcelona", rol në të cilin flet kryesisht spanjisht. Çmimi erdhi një vit pasi kolegu i saj, Havier Bardem, fitoi një "Oskar" për rolin sekondar në filmin "Nuk ka atdhe për burrat e moshuar".
Kruz tha më vonë se shpresonte që Hollivudi t‘u drejtohej sa më shumë kombësive dhe gjuhëve të tjera. Ky trend shpjegon edhe bumin e spanjishtes në radiot dhe televizionet amerikane, teksa hispanikët, minoriteti më i madh në SHBA, së fundmi është bërë edhe më i fuqishëm. Pyetjes nëse kishte vënë re vetë ndryshime në këtë kuadër gjatë punës në Hollivud, Penelop iu përgjigj: "Jashtëzakonisht. Gjatë këtyre viteve janë krijuar shumë hapësira për ne, për aktorët që nuk e kanë anglishten gjuhë të parë - të paktën për ata personazhe që duhet të flasin me aksent të huaj". Si për ta nënvizuar këtë trend, puna e ardhshme e Penelop Kruz do të jetë një rol në "Nëntë", një muzikal i Rob Marshall, riprodhim i një filmi të Felinit, ku do të jetë përkrah Sofia Loren dhe Marion Kotilje - dy aktoret e vetme që kanë fituar çmime "Oskar" për role që nuk kanë folur në gjuhën angleze.
Spanjollja 34-vjeçare shtoi: "Mendoj se ka ndryshuar shumë. Mund ta vëreni diferencën në këto pesë vitet e fundit. Për shembull, në filmin tjetër ku do të luaj, shumë prej nesh flasin anglisht me aksent të huaj - aty do të ketë aktore franceze, nga Spanja jemi dy, ka nga Italia. Dhe në fakt, është normale të ndodhë kështu. Vetëm para dhjetë vjetësh, në filma luanin vetëm aktorë amerikanë. E përballojnë këtë problem me mendje më të hapur sot. Pasi në fund të fundit, filmat duhet të reflektojnë atë realitet që ndodh rrugëve. Në qytete si Los Anxhelosi, Nju Jorku, Majemi apo San Francisko, në çdo qoshe të rrugës dëgjon aksente të ndryshme. Kjo nuk mund të mbahet larg kinemasë - megjithëse duhet thënë se ka ndodhur me shumë vonesë".
Dhe në fakt, gjatë ditëve më të hershme të Hollivudit, sheshxhirimet gëlonin nga njerëz të ardhur nga e gjithë bota, ndërkohë që hispanikëve kryesisht u jepeshin role të dorës së dytë, ku detyroheshin të mbanin kapelat tipike e të përsërisnin pa pushim shprehjen "Hej Gringo"! Emigrantët evropianë kishin shansin të transformoheshin në amerikanë thjesht duke ndryshuar emrat e aksentet. Meksikanët dhe portorikanët qenë të detyruar të ndryshonin pamjen për t‘u bërë pjesë e listave të para të aktorëve e aktoreve. Në vitet ‘40, për të mundur të luante në filma si "Vajza e kopertinës", Rita Hejuorth u detyrua të lyente flokët me të kuqe e të zbehte lëkurën për të fshehur identitetin e vërtetë si Margarita Karmen Kansino, e bija e talentuar e një kërcimtari flamengoje nga Meksika. Ndërsa Dolores Del Río ia doli të bëhej yll i madh pa hequr dorë nga emri spanjoll, Hejuorth, qe më e suksesshme dhe luajti në më shumë filma të dorës së parë, si rezultat i vendimit të marrë nga studioja e saj për të mënjanuar tërësisht prejardhjen hispanike.
Edhe në një vit kaq të afërt sa 1989-a, kur Penelop Kruz realizoi filmin e parë në Hollivud, pjesa e Elena Monteros në filmin "Maska e Zorros", nuk iu dha asnjë aktoreje spanjolle, por britanikes Katerin Zeta Xhons. Të paktën Zorro u luajt nga Antonio Banderas, aktor i lindur në Malaga.
Por hap pas hapi, amerikano-latinët dhe spanjollët arritën ta bëjnë të ndihet praninë e tyre. Salma Hajek, mikeshë e ngushtë e Penelop Kruz, ka luajtur në një seri të gjatë filmash të mëdhenj. Benicio Del Toro, i lindur në Porto Riko, ka luajtur në filmin "Trafiku", "21 gramë", "Qyteti i mëkatit" dhe iu besua roli i Çe Gevarës nga Stiven Spilberg. Ndërkaq Penelop Kruz u nominua para dy vjetësh për çmimin si aktorja më e mirë në filmin "Kthimi" të Almodovarit. Para 18 muajsh, revista "Hollywood Reporter" publikoi për herë të parë "Latino Power 50", një listë me pjesëtarët më të rëndësishëm të komunitetit latin të Hollivudit.
Në çastin e marrjes së çmimit "Oskar", Penelop pa me vend të përmendte edhe qytetin e lindjes, Alkobendas, gjë që u bëri veçanërisht përshtypje bashkëqytetarëve të saj - aq sa kryetari i bashkisë bëri me dije se së shpejti një rrugë e qytetit mund të pagëzohet me emrin e saj. Edhe zëvendëskryeministri spanjoll iu bashkua zërave që flisnin me krenari për aktoren e talentuar. Zhgënjimi i vetëm për mediat ishte se aktori Bardem, i cili thuhet se tani ka një lidhje me Penelop Kruz, nuk ishte i pranishëm gjatë ceremonisë për ta uruar me një puthje. Në atë rast, përralla e magjishme spanjolle do të kishte qenë e plotë.
Hispanikët e SHBA
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërohen më shumë se 46 milionë hispanikë, 15.1 për qind e popullsisë që në total arrin 305 milionë banorë. Pjesa më e madhe jetojnë në Kaliforni, Arizona, Nju Meksiko dhe Teksas. Që nga viti 2000, janë përgjegjës për më shumë se 50 për qind të rritjes së popullsisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Spanjishtja është gjuhë e parë për 34 milionë banorë. Vetëm Meksika ka një komunitet më të madh spanjisht folës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kongresi Amerikan numëron 23 anëtarë demokratë dhe 1 të pavarur me origjinë hispanike. Përbëjnë Kaukazin Hispanik të Kongresit. Në Kabinetin Federal, hispanikët dhe latinët kanë Ken Salazarin dhe Hilda Solis. Alberto Gonzales shërbeu i Prokuror i Përgjithshëm në administratën "Bush".